Kuvendi konstatoi dorëheqjen e zëvendësministrit të Arsimit, Lulzim Aliu
Kuvendi në seancën e sotme të 84-të konstatoi dorëheqjen e zëvendësministrit të Arsimit, Lulzim Aliu.
Aliu më 19 janar përmes rrjeteve sociale njoftoi se ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga funksioni.
Në dorëheqjen drejtuar kryetarit të Qeverisë, Hristian Mickoski, Aliu theksoi se ajo vjen si rezultat i analizës së tij personale dhe profesionale dhe se në këtë periudhë është më e përshtatshme të vazhdojë kontributin e tij në fushën akademike.
“I nderuari ikryeministër, me anë të kësaj shkrese ju njoftojë se po jap dorëheqjen time të pakthyeshme nga funksioni i zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dorëheqja ime vjen pas një reflektimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se në këtë periudhë është më e përshtatshme të vazhdojë kontributim tim në profesionin tim akademik, në punën time hulumtuese – shkencore, si dhe përkushtimin ndaj familjes”, theksoi Aliu në dorëheqje, që e publikoi në profilin e tij në Fejsbuk.

