RajoniTop Lajme

Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive, ky është rendi i ditës

Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancën konstituive e cila nis nga ora 17:00.

Në këtë seancë pritet të bëhet konstituimi i legjislaturës së dhjetë, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit, njofton Klankosova.tv

Rendi i ditës parasheh verifikimin e mandateve të deputetëve, betimin e tyre, si dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të parlamentit.

Presidentja Vjosa Osmani e kishte thirrur këtë seancë nga ora 12:00, mirëpo ajo u shty për shkak të procesit gjyqësor në Hagë, njofton Klankosova.tv.

Më poshtë rendi i ditës:

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Betimi i deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.