MaqedoniTop Lajme

Mexhiti nxjerr ‘arsenalin’ në rrugë, fillon rikonstruksioni i plotë i rrugës “Ferid Murati”

Shpërndaje

Në një ndërhyrje që pritet të ndryshojë ndjeshëm pamjen dhe funksionalitetin e një prej akseve më të rëndësishme në Çair, sot u shënua fillimi i rikonstruksionit të plotë të rrugës “Ferid Murati”.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, në prani të kryetarit të Qyteti i Shkupit, Orce Gjeorgjevski, duke e cilësuar këtë projekt si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë zonë.

Postimi nga MEXHITI:

Sot, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjevski, njoftuam për fillimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në Çair, rikonstruksioni i plotë i rrugës “Ferid Murati”.

Projekti përfshin asfaltim të plotë, dy korsi të rregulluara në të dy drejtimet, trotuare të standardizuara, korsi biçikletash në të dy anët, parkim të organizuar për rreth 200 vetura dhe sistem të ri të ndriçimit publik.

Ky projekt realizohet në bashkëpunim mes Komunës së Çairit, Bankës Botërore dhe Ministrisë së Transportit.

Kjo rrugë ka rëndësi të veçantë për Çairin, sepse lidh lagje, lehtëson lëvizjen e përditshme dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin lokal. Çdo investim në infrastrukturë është investim në siguri, ekonomi dhe standard më të mirë jetese për qytetarët.

Angazhimi ynë mbetet i qartë: të vazhdojmë me projekte që përmirësojnë hapësirat publike dhe i japin Çairit funksionin dhe pamjen që meriton.

Faleminderit partnerëve institucionalë për mbështetjen dhe qytetarëve për besimin dhe durimin gjatë realizimit të punimeve.