MaqedoniTop Lajme

Mickoski: Filipçe është i frikësuar nga ajo që do të pasojë pas deklaratave të Artanit

Shpërndaje

Unë dhe opinioni maqedonas do ta mbajmë për fjalë Venko Filipçen për atë që tha dje në emisionin tuaj, deklaroi Kryeministri Hristijan Mickoski sonte në “Temën e ditës” në edicionin qendror të lajmeve të TV Sitel, duke komentuar akuzat e liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, për ekzistimin e një marrëveshjeje politike me BDI-në.

Kryeministri Mickoski theksoi se Filipçe është i frikësuar nga deklaratat e Grubit, por siç tha, do të vijë momenti i përballjes me drejtësinë, prandaj më pas të mos pretendohet se bëhet fjalë për revanshizëm politik.

“Kur të vijë ai moment, dhe kam një ndjenjë se do të vijë, të mos thuhet pastaj se është revanshizëm politik apo diçka tjetër. Të mos ndodhë pastaj si në rastin e spitalit modular “unë nuk jam fajtor”, si kalon projekti nga një ministri në tjetrën, si ndodh e kështu me rradhë. Të mos thonë pastaj se dikush politikisht po i hakmerret dikujt. Ky është thelbi te LSDM-ja dhe te proksi-boat e tyre – ata janë të frikësuar nga ajo që do të pasojë”, ishte decid Mickoski.