MaqedoniTop Lajme

Në UNT u realizua debati i parë publik për ligjin e arsimit të lartë

Shpërndaje

Shkup, 18.02.2026 – Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup u zhvillua debati i parë publik lidhur me projekt Ligjin për Arsimin e Lartë, dhe propozim ligjin për kualitetin e arsimit të lartë në prani të Ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj. Vesna Janevska, aktivitet i cili shënon një hap të rëndësishëm për Universitetet e prekura me këto ligje.

Debatin e hapi Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e organizimit të diskutimeve të tilla gjithëpërfshirëse dhe vlerësoi nivelin e lartë të pjesëmarrësve në debat dhe që u mundësua të dëgjohet zëri i çdo kujt dhe mendimet ndryshe për propozim ligjet.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup është Universiteti i parë në vend që inicion një debat të tillë publik lidhur me projekt ligjin, duke dëshmuar përkushtimin ndërinstitucional dhe përgjegjësisë akademike në proceset reformuese.

Në vijim të debatit, dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Inor. Dr. Aleksandar Petkovski, si kryetar i komisionit Universitar për analizë dhe vërejtje për të dy propozim ligjet, paraqiti vërejtjet dhe propozimet e pedagogëve në formë të shkruar, të cilat u shqyrtuan edhe u miratuan zyrtarisht edhe nga Senati i UNT-së, të vulosura dhe arkivuara dhe të njejtat në formë zyrtare në prezencë të auditoriumit iu dorëzuan në dorë vet ministres së Arsimit dhe Shkencës.

Ai theksoi se këto vërejtje janë rezultat i analizës profesionale të grupit punues të komisionit Universitar nga Fakulteti Juridik i UNT-së që u caktua si komision për analizë në nivel të universitetit.

Ky debat konfirmon rolin aktiv të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup si institucion që kontribuon në zhvillimin e politikave publike në fushën e arsimit të lartë dhe në fuqizimin e dialogut ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komunitetit akademik.