Nga LVV-ja shpresojnë që nesër do të votohet edhe qeveria “Kurti 3”
Nga Lëvizja Vetëvendosje presin që nesër, përveç konstituimit të Kuvendit, të votohet edhe qeveria “Kurti 3”.
Kështu është shprehur nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca.
“Nesër do të bëhet Kuvendi dhe shumë shpresoj që do të bëhet Qeveria. Ne kurrë nuk i kemi refuzu aktgjykimet e Kushtetueses.
Kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Kushtetuesja ne jemi tërhequr”, ka thënë ai.
Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit, për 11 shkurt në orën 12:00.
Ndërsa sot nga ora 17:00 do të mbahet takimi i kryetarit të Kuvendit me krerët e partive politike.

