Bota

Presidenti turk Erdogan pret Mbretin Abdullah të Jordanisë në Stamboll

Shpërndaje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur Mbretin Abdullah të Jordanisë në Stamboll, i cili po qëndron për një vizitë në Turqi, raporton Anadolu.

Pas ceremonisë zyrtare në Pallatin Dolmabahçe, dy udhëheqësit zhvilluan një takim kokë më kokë, të ndjekur nga bisedime mes delegacioneve përkatëse.

Në takim gjithashtu morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Yasar Guler, ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, Ibrahim Kalin dhe këshilltari presidencial, Akif Cagatay Kilic.