RajoniTop Lajme

Presidentja Osmani pret në takim Ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali

Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Gjatë takimit u theksua mbështetja e vazhdueshme e Shqipërisë për Kosovën, si dhe u riafirmua karakteri vëllazëror, strategjik dhe i pazëvendësueshëm i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë ta pres në takim Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. 🇽🇰🇦🇱
E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Kosovën dhe riafirmova se marrëdhëniet tona janë jo vetëm vëllazërore, por edhe strategjike, të natyrshme dhe të pazëvendësueshme.
Kosova dhe Shqipëria mbeten më të forta kur veprojnë së bashku për interesat tona shtetërore, për paqen dhe për një të ardhme më të sigurt në rajon dhe më gjerë.