Privohet nga liria në Shkup, një i arratisur nga burgu i dënuar me 13 vjet e 11 muaj
Sot (08.02.2026) rreth orës 15:00, nëpunës policorë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe Njësia Policore Mirkovc në f. Glluvë, rrethina e Shkupit, e privuan nga liria M.T. (39) nga Koçani. M.T. kërkohej me urdhërarrest sipas urdhërit të gjykatës për shkak të arratisjes nga INP Idrizovë për dënim me 13 vjet e 11 muaj burgim për shkak të veprës së kryer penale sipas nenit 235 nenit 236 nenit 237 të Kodit Penal. Personi u shoqërua në Njësinë Policore Mirkovc për procedurë të mëtejshme.

