Protesta e 10 shkurtit/ Berisha: Do t’i dridhen themelet Ramës deri në largimin nga pushteti
Kryedemokrati Sali Berisha përsëri edhe një herë sot thirrjen për protestën e datës 10 shkurt.
Në një takim në Degën 7 të PD-së në kryeqytet, Berisha u shpreh se do të jetë data e kryengritjes paqësore të opozitës ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, që sipas tij, i ka shkaktuar vendit dhe shqiptarëve dramën më të madhe ndër shekuj.
“Të gjithë këta që i bënë këtë Shqipërisë dhe u shkaktuan shqiptarëve në aspektin më thelbësor të ekzistencës së tyre dramën më të madhe nga viti 1300 të murtajeës së zezë. Meritojnë ndëshkimet më të rënda. Të qëndrojmë dhëmb për dhëmb në fitoren e betejës sonë. Data 10 shkurt është dita jonë e kryengritjes sonë paqësore. Do t’i dridhen themelet Ramës deri në largimin nga pushteti”,-tha Berisha./CNA

