MaqedoniTop Lajme

“Sabër” – mesazhi i ambasadorit shqiptar në Shkup

Shpërndaje

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, vijon të dërgojë mesazhe simbolike përmes rrjeteve sociale lidhur me pozitën e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Pas postimit të djeshëm “Foli shqip, o Taj”, i cili nxiti reagime të shumta në opinionin publik dhe u interpretua si qëndrim në mbështetje të gjuhës shqipe, sot ambasadori ka publikuar një fotografi me librin “Rrethuar me idiotë” të autorit Thomas Erikson.

Në përshkrimin e fotos, Meidani ka shkruar vetëm fjalën “sabër”, që në shqip nënkupton durim, mesazh që është parë nga ndjekësit si vazhdimësi e komunikimit të tij të koduar, në një kohë debatesh të shtuara rreth statusit të gjuhës shqipe në vend.

Postimi i sotëm, ashtu si ai i djeshëm, ka ngjallur interes dhe interpretime të shumta në rrjetet sociale.