BotaTop Lajme

“SHBA planifikon takimin e Bordit të Paqes për rindërtimin e Gazës më 19 shkurt”

Shpërndaje

Shtëpia e Bardhë, sipas një raporti, po planifikon të organizojë më 19 shkurt një samit të liderëve të “Bordit të Paqes” për Gazën, me qëllim avancimin e fazës së dytë të armëpushimit në Gaza dhe mbledhjen e fondeve për rindërtimin e territorit palestinez të shkatërruar nga lufta, transmeton Anadolu.

Duke cituar burime amerikane dhe diplomatike, Axios raportoi se “do të mbahet mbledhja e parë e Bordit të Paqes dhe një konferencë për mbledhje fondesh për rindërtimin e Gazës”.

Sipas raportit, administrata e presidentit Donald Trump ka nisur kontaktet me dhjetëra shtete për të ftuar liderët dhe për të diskutuar çështjet logjistike në një takim që pritet të mbahet në Institutin e Paqes në Washington.

“Asgjë nuk është konfirmuar ende, por administrata po e planifikon dhe ka filluar të verifikojë se cilët liderë janë në gjendje të marrin pjesë”, i burimi për Axios.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, më 18 shkurt është planifikuar të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, një ditë para mbledhjes së parashikuar. Netanyahu ka pranuar ftesën e Trumpit që Izraeli t’i bashkohet bordit, por ende nuk ka nënshkruar statutin e tij.

Nëse Netanyahu merr pjesë, kjo do të shënonte daljen e tij të parë publike përkrah liderëve arabë dhe muslimanë që nga para sulmit të tetorit nga grupi palestinez i rezistencës Hamas dhe ofensivës pasuese të Izraelit në Rripin e Gazës.

Planet për samitin janë ende në faza të hershme dhe mund të ndryshojnë. Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentojë.