MaqedoniTop Lajme

Zbulohen 7 emrat që hartuan propozim-ligjin për arsimin e lartë

Shpërndaje

Ministrja e arsimit kapet në gënjeshtër nga gazetarët: Dy projektligjet për cilësinë dhe shkencën nuk i kanë bërë 60 profesorë, por vetëm 7 persona

Gazetarët kanë zbuluar mospërputhje në deklaratat e Ministres së Arsimit dhe Shkencës lidhur me përgatitjen e dy projektligjeve të rëndësishme – atij për cilësinë në arsimin e lartë dhe atij për shkencën, i cili synohet të shtyhet në paketë bashkë me ligjin për arsimin e lartë.

Zyrtarisht është deklaruar se këto projektligje janë punuar nga rreth 60 profesorë. Megjithatë, sipas të dhënave të publikuara nga gazetarët, procesi i hartimit është zhvilluar nga vetëm 7 persona, shumica prej të cilëve nëpunës të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Madje, sipas raportimeve, disa prej tyre kanë vetëm arsim të mesëm.

Edhe më shqetësues është fakti se të njëjtët 7 persona po punojnë paralelisht edhe në draftimin e ligjit themelor për arsimin e lartë.

Sipas hulumtimit gazetaresk, këta emra rezultojnë si kryesorë në hartimin e versionit final të projektligjeve:

1. Sonja Topuzoska – kryetare e grupit punues, prorektore në UKIM, fusha e Biokimisë
2. Borçe Aleksoski – përfaqësues i MASH-it, ish-zëvendës i Ahmet Qazimit
3. Marija Maleska – profesore e shkencave politike, UKIM
4. Samoil Malceski – këshilltar i Kryeministrit
5. Laze Joveski – prorektor për financa, UKIM

Këta përbëjnë “shtatëshen” që ka vendosur për tekstin përfundimtar të ligjeve.

Pyetja që shtrohet është:
A duhet të kërkohet përgjegjësi juridike nga Ministrja, nëse vërtetohet se ka dezinformuar opinionin publik dhe po përpiqet t’i kalojë me ngut këto projektligje në paketë?

Ky rast ngre pikëpyetje serioze për transparencën, profesionalizmin dhe integritetin e procesit ligjvënës në një fushë kaq të ndjeshme si arsimi i lartë.

Partitë politike dhe institucionet përkatëse pritet të kërkojnë sqarime të menjëhershme./albazone.mk