MaqedoniTop Lajme

BDI: Edhe zyrtarisht anulohet Korridori 8 – Qeveria mohoi projektin dhe gënjeu qytetarët

Shpërndaje

​Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj lajmit për anulimin e segmentit Trebenishtë-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.

Përmes një deklarate, kjo parti thekson se ajo që paralajmëruan një muaj më parë tashmë është vërtetuar zyrtarisht.

​Sipas BDI-së, kjo qeveri fillimisht i cilësoi si shpifje paralajmërimet për bllokimin e këtij projekti strategjik, por sot doli në shesh e vërteta.

Ata e cilësojnë këtë si një tjetër projekt të anuluar dhe një të drejtë të mohuar për qytetarët, duke premtuar se përgjegjësit do të japin llogari për këtë dështim infrastrukturor.