Erdoğan: Netanyahu, fatkeqësia në e madhe e Izraelit që nga Holokausti
Presidenti i Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është bërë fatkeqësia më e madhe për izraelitët që nga Holokausti, duke paralajmëruar se rajoni po shtyhet drejt një katastrofe më të gjerë për shkak të tensioneve në rritje.
Duke folur gjatë një iftari me deputetët e partisë në AKP në Ankara, Erdoğan tha se edhe shumë izraelitë që kalojnë netët në strehimore po shprehin gjithnjë e më shumë mendimin se Netanyahu përfaqëson fatkeqësinë më të madhe që ka përballur populli izraelit që nga Holokausti.
“Netanyahu ka treguar se nuk respekton asgjë e asnjë, as ndalesën e qarkullimit në Gaza, invadon Libanin dhe po tërheq rajonin tonë drejt një tragjedie bashkë me bandën e tij të vrasësve,” deklaroi ndër të tjera, raportojnë mediat turke.
Presidenti turk paralajmëroi gjithashtu se rajoni po shtyhet gradualisht drejt një katastrofe nga ajo që ai e quajti “një rrjet masakrash të nxitura nga arroganca”.
Sipas tij, Turqia po punon për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të krizës dhe për të ndalur konfliktin para se të humben edhe më shumë jetë njerëzish.
Deklarata e tij vjen ndërsa konflikti në rajon midis Iranit, Izraelit dhe SHBA intensifikohet, duke rritur shqetësimet ndërkombëtare.

