RajoniTop Lajme

I dorëzoi ndryshimet në qeveri, përfundon pas 40 minutash takimi Rama-Begaj në Pallatin e Brigadave

Shpërndaje

Ka përfunduar pas 40 minutash takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave.
Kreu i qeverisë i ka dorëzuar Begajt, ndryshimet në qeveri të njoftuar pak ditë më parë.
Begaj ka në dispozicion shtatë ditë për dekretimin e ndryshimeve në kabinetin qeverisës, ndërsa pas kësaj ndodh votëbesimi në Kuvend.

Sa i përket betimit, ai me shumë mundësi mund të ndodhë në pallatin e Brigadave, duke pasur parasysh që Presidenca është në rikonstruksion.

Njoftimi:

Sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Sh. T. Z. Edi Rama.
Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar.
Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave.

NDRYSHIMET NË QEVERI

Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku
Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun
Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin
Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku
Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu
Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun
Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali