Kryeministri Rama inspekton aksin Librazhd – Prrenjas: Garantoni stabilitetin e rrugës
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një inspektim në segmentin e Korridorit VIII, Librazhd–Prrenjas, duke vlerësuar progresin e punimeve dhe gjendjen aktuale të infrastrukturës.
Vizita përfshiu edhe segmentin problematik ku ndodhi shembja e rrugës në zonën e Arrave të Gurres në Dragostunjë, një pjesë e cila ka sjellë shqetësime për qarkullimin dhe sigurinë e banorëve dhe udhëtarëve.
Gjatë inspektimit, Kryeministri Rama zhvilloi një takim pune me drejtuesit e kompanisë që po kryen punimet në këtë zonë kritike. Në fokus të diskutimeve sipas burimeve te besueshme ishin sfidat teknike, afatet për përfundimin e punimeve dhe masat e sigurisë që duhet të ndërmerren për të garantuar stabilitetin e rrugës.

