Mickoski pret në takim Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka pritur sot Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, njofton albazone media.
Postimi nga MICKOSKI:
Sot u takova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Në frymën e aleancës dhe vlerave të përbashkëta, diskutuam sfidat aktuale të sigurisë, rolin e Aleancës në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, si dhe kontributin e vendit tonë në mbrojtjen kolektive.
Riporova angazhimin tonë të vendosur për të forcuar më tej bashkëpunimin me NATO-n dhe për të kontribuar në mënyrë aktive në sigurinë rajonale dhe globale.
Takimi është një konfirmim i partneritetit të fortë dhe besimit të ndërsjellë, si dhe i vendosmërisë sonë për të vazhduar të veprojmë si një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm brenda NATO-s.

