Nafta shtrenjtohet sërish, deri në 1.55 euro për litër
Edhe të hënën e 9 marsit ka vazhduar rritja e çmimit të karburanteve.
Tashmë çmimi për litër të naftës sot ka arritur në 1.46 deri në 1.52 euro , varësisht prej kompanive. Ai i benzinës deri në 1.32 euro.
Përmes një komunikate për media, Ministria e Tregtisë njoftoi se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut po realizon mbikëqyrje intensive të tregut të derivateve të naftës për të siguruar zbatimin e vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe masat mbrojtëse të nënshkruara më 4 mars 2026.
Sipas të dhënave zyrtare, çmimi mesatar i importit për dizel ishte 1.40 euro/litër dhe për benzinë 1.14 euro/litër, ndërsa çmimet në tregun vendor variojnë nga 1.39–1.55 €/litër për dizel dhe 1.27–1.32 euro/litër për benzinë.

