MaqedoniTop Lajme

Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup promovohet libri i ri shkencor i autorit Prof. Dr. Bekim Fetaji

Shpërndaje

Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup promovohet libri i ri shkencor i autorit Prof. Dr. Bekim Fetaji, rektor i këtij universiteti.

Vepra me titull “Shkencat e të Dhënave dhe Mësimi Makinerik me Programim në Python” paraqet një kontribut të rëndësishëm në fushën e teknologjisë informative dhe shërben si literaturë bazë për studimet e magjistraturës në drejtimin Inxhinieri Softuerike e Aplikuar pranë Fakultetit të Shkencave Informatike.

Me këtë rast, autori i librit fton të gjithë studentët, stafin akademik, studiuesit dhe të interesuarit e fushës që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme akademike, ku do të prezantohet përmbajtja e librit dhe rëndësia e tij në zhvillimin e njohurive bashkëkohore në shkencat e të dhënave dhe mësimin makinerik.

FTESË PËR PROMOVIMIN E LIBRIT TË RI SHKENCOR

Të nderuar,
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka kënaqësinë të Ju ftojë në promovimin e librit të ri shkencor të autorit Prof. Dr. Bekim Fetaji, rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Vepra me titull: “SHKENCAT E TË DHËNAVE DHE MËSIMI MAKINERIK ME PROGRAMIM NË PYTHON”

Ky libër shërben si literaturë bazë në studimet e magjistraturës për drejtimin Inxhinieri Softuerike e Aplikuar pranë Fakultetit të Shkencave Informatike.

Folës në panelin promovues:
– Prof. Dr. Ivan Çorbev, ish-dekan i Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike, UKIM.
– Doc. Dr. Majlinda Axhiu, dekane e Fakultetit të Shkencave Informatike nga UNT.
– Prof. Dr. Aleksandar Dimovski, profesor i Inteligjencës Artificiale, Fakulteti i Shkencave Informatike nga UNT.

📅 07.04.2026 | 🕒 13:00 | 📍 Auditori 107 | 🏛️ Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup

Ju mirëpresim të ndajmë së bashku këtë moment të rëndësishëm akademik dhe të njohim kontributin e fundit shkencor të autorit.