BotaTop Lajme

Pamje nga momenti i sulmit në aeroportin e Dubait, njerëzit vraponin për të ikur (Video)

Shpërndaje

Kamerat e mbikëqyrjes në Aeroportin e Dubait kanë filmuar momentin kur aeroporti u godit gjatë një sulmi iranian të shtunën në mbrëmje.

Ndërsa pasagjerët po prisnin në radhë në sportele, ata dëgjuan një shpërthim të fuqishëm dhe panë një shkëndijë nga jashtë aeroportit. Pas kësaj, të gjithë filluan të vraponin në panik, duke thyer barrierat që ndanin sportelet.

Gjatë fundjavës, u konfirmua se katër punonjës të aeroportit u plagosën në sulm. Kompanitë ajrore anuluan fluturimet dhe korridori ajror mbi Lindjen e Mesme u mbyll.