MaqedoniTop Lajme

Qeveria ende nuk ka masa konkrete për uljen e çmimeve

Shpërndaje

Edhe pas rritjes së dytë të çmimeve të karburanteve, qeveria ende nuk ka masa konkrete për uljen e çmimeve.

Na dërguan qëndrim të njëjtë sikurse një ditë më pare. Thonë po konsiderojnë uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, por nuk saktësojnë se kur do të ndodh kjo.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Qeveria po monitoron në mënyrë aktive situatën me çmimet e karburanteve dhe në periudhën e ardhshme, ndër alternativat në shqyrtim është ulja e TVSH-së nga 18% në 10%, me qëllim mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve”, deklaruan nga Qeveria.

Qeveria po monitoron në mënyrë aktive gjendjen me çmimetPo shqyrtohen opsionet për uljen e TVSH-së nga 18% në 10%LSDM-ja opozitare doli me kritika të ashpra, duke theksuar se Qeveria nuk ka pasur asnjë masë që në këtë krizë të rëndë do të ndihmonin qytetarët dhe për këtë arsye do të dorëzojë një pako ligjesh në Kuvend.