RajoniTop Lajme

Rama poston fotot nga terreni: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, do të sjellë përmirësim

Shpërndaje

Punimet për ndërtimin e urës së Viroit në Gjirokastër, e para nga 30 urat që do të ndërtohen ose përmirësohen në të gjithë Shqipërinë, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe investimin e qeverisë shqiptare, janë drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky kantier që përfshin ndërtimin e një ure të re me dy hapësira drite, si dhe ndërtimin e një tombinoje të re që lidh urën e vjetër në digën e liqenit me lumin Drino. Sipas Ramës janë realizuar strukturat në funksion të kategorisë C2 të rrugës, si dhe përmirësimi i nyjave në hyrje dhe në dalje, në një gjurmë të re rrugore që kalon paralel me rrugën ekzistuese në anën e lumit.

”Drejt përfundimit punimet, ku përfshihet ndërtimi i një ure të re me dy hapësira drite, si dhe ndërtimi i një tombinoje të re që lidh urën e vjetër në digën e liqenit me lumin Drino. Gjithashtu janë realizuar strukturat në funksion të kategorisë së rrugës C2, si dhe përmirësimi i nyjeve në hyrje dhe në dalje, në një gjurmë të re rrugore që kalon paralel me rrugën ekzistuese në anën e lumit. Përfundimi dhe hapja e kësaj vepre do të sjellë përmirësimin e gjurmës ekzistuese, rikthimin e kapacitetit mbajtës të strukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore, duke shmangur ndërprerjen e qarkullimit për shkak të përmbytjeve”,-shkruan Rama.

Ura me gjatësi 33 metra dhe gjerësi 7 metra, do të ketë dy korsi dhe trotuare në të dy anët, duke kontribuar në një infrastrukturë transporti të qëndrueshme ndaj klimës. E vendosur në aksin SH4 drejt pikës kufitare të Kakavijës, ura është thelbësore për lidhjen rajonale.