Reagon ASH-ja: Kryeministri Mickoski konfirmoi denoncimin e kryetarit, Ziadin Sela për Korridorin 8
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se deklaratat e kryeministrit Mickoski për mundësinë që Struga të mbetet jashtë lidhjes me Korridorin 8 janë shqetësuese dhe kërkojnë sqarime.
Ragimi i plotë:
Kryeministri Mickoski konfirmoi denoncimin e kryetarit, Ziadin Sela për Korridorin 8
Kryeministri Mickoski sot vetëm konfirmoi atë që Kryetari, Ziadin Sela, denoncoi shumë ditë më parë (10 mars, 2026). U desht një kohë që të gjejnë një alibi dhe të fshihen pas UNESCO-s, por ne nuk do të dorëzohemi. Edhe këtë alibi do t’ua demaskojmë e demantojmë si edhe çdo tendencë tjetër për të eliminuar Strugën dhe vendbanimet e tjera shqiptare nga korridoret ndërkombëtare dhe për të devijuar tërësisht Korridorin 8. Këto skenare nuk duhet t’i lejojmë dhe të gjithë duhet të ngrejmë zërin e të veprojmë për të prishur planet e tilla antishqiptare.
VIDEO e plotë nga konferenca për media më 10 mars 2026:
https://www.facebook.com/ZiadinS/videos/1266185962088522/

