Rritet çmimi për grumbullimin e mbeturinave në Komunën e Zhelinës, BDI: Nga 300 në 400 denarë, goditje për xhepin e qytetarëve!
Sot në Këshillin e Komunës së Zhelinës u votua rritja e çmimit për grumbullimin e mbeturinave nga 300 në 400 denarë, pra rritje prej 33%, me votat e këshilltarëve të pozitës, thuhet në ragimin e BDI-Zhelinë.
Reagimi i plotë:
Nga 300 në 400 denarë, goditje për xhepin e qytetarëve!!!!!!!!
Sot në Këshillin e Komunës së Zhelinës u votua rritja e çmimit për grumbullimin e mbeturinave nga 300 në 400 denarë, pra rritje prej 33%, me votat e këshilltarëve të pozitës.
Në vend që të përmirësohet shërbimi dhe të kërkohet përgjegjësi për menaxhimin e ndërmarrjes, u zgjodh rruga më e lehtë: t’u merret më shumë para qytetarëve.
Kjo është një vendim i padrejtë që rëndon drejtpërdrejt mbi xhepin e qytetarëve të Komunës së Zhelinës.

