Vendoset gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, Kurti: Mbi 5.7 milionë euro investime në xhudo, përgjigje ndaj sukseseve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, morën pjesë sot në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.
Ministri Gashi ka njoftuar se ky projekt ka vlerë mbi 5.7 milionë euro duke e ciësuar si një ngjarje që shënon një moment të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës sportive në vend.
Postimi nga Kurti:
Hodhëm gurthemelin e palestrës dhe qendrës së re multifunksionale në kuadër të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme për sportin e vendit tonë, për të cilin janë ndarë 5.7 milionë euro.
Në shtator të vitit 2022 lansuam projektin “Kosova – Shtet i Xhudos”, ndërsa sot po vazhdojmë këtë rrugëtim me vendosjen e gurthemelit të Qendrës Nacionale, jo si një nisje e re, por si vijimësi e suksesit në vendin e kampionëve të botës.
Kjo qendër, e përuruar në vitin 2021, ka qenë burim i shumë titujve botërorë nën udhëheqjen e mjeshtrit të xhudos Toni Kuka. Andaj, është detyrë e jona që të shpërblejmë mundin, suksesin dhe sakrificën e secilit pjesëtar të këtyre arritjeve të jashtëzakonshme.
Në palestrën e re, pjesë e Qendrës Nacionale të Xhudos, do të zhvillohen edhe garat e sporteve luftarake në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030.
Urime të gjithë sportistëve, sportdashësve dhe qytetarëve të vendit tonë!

