Rajoni

Zgjedhja e presidentit, mblidhen grupet parlamentare të LVV-së dhe PDK-së

Shpërndaje

Grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhen sot në takime të ndara, në një moment vendimtar për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Sipas Klan Kosovës, Grupi Parlamentar i LVV-së do të mblidhet nga ora 13:00, ndërsa ai i PDK-së nga ora 14:00.

Këto takime zhvillohen në orët e fundit para vendimeve kyçe për zgjedhjen e presidentit, në një periudhë kur skena politike në vend pritet të marrë drejtim përfundimtar lidhur me këtë çështje.