Aksion i policisë në afërsi të Gradskos: Sekuestrohen 65 kg marihuanë, arrestohen dy persona
Më 03.04.2026, zyrtarët policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Serishëm (OSOSK) pranë MPB-së, në bashkëpunim me Njësinë Speciale Antiteroriste “Tigrat”, realizuan një aksion operativ-taktik të llojit “pritë” përgjatë autostradës “Miqësia”, në afërsi të Gradskos.
Njoftimi i plotë nga MPB-ja:
Ndërpritet transporti i drogës në afërsi të Gradskos, privohen nga liria dy persona, do të vijojë kallëzim penal
Më 03.04.2026, nga ana e nëpunësve policorë të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz pranë MPB-së, në bashkëpunim me Njësinë Speciale Antiterroriste “Tigar”, është realizuar një masë operative-taktike “pritë” përgjatë autostradës “Miqësia”, në afërsi të Gradskos, me qëllim të parandalimit të veprave penale që lidhen me tregtinë e paligjshme të drogës në territorin e RMV-së, me ç’rast është ndërprerë një transport i lëndës narkotike – marihuanë dhe është sekuestruar një sasi e madhe.
Konkretisht, nëpunësit policorë të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë dhe NjSA “Tigrat”, në pikën pagesore Stobi, kanë vërejtur lëvizje të dyshimtë të një automjeti të tipit “Seat Altea” me targa të Shkupit, ndërsa drejtuesi i automjetit, pas urdhrit për ndalim me qëllim identifikimii, është larguar me shpejtësi të madhe në drejtim të Gradskos. Për një kohë të shkurtër, nëpunësit policorë ia kanë arritur dhe kanë ndërmarrë veprime për identifikimin e tij, si dhe kanë ushtruar kontroll në automjetin konkret.
Gjatë kontrollit të automjetit “Seat Altea”, i drejtuar nga F.N., janë gjetur dhe sekuestruar katër çanta të zeza, në të cilat ndodheshin gjithsej 65 qese me lëndë bimore, me peshë të përgjithshme prej 65 kilogramësh, si dhe dy aparate telefonike.
Sot (04.04.2026), nga ana e Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, në Prokurorinë Themelore Publike Veles, do të paraqitet kallëzim penal kundër F.N. (38) nga Shkupi dhe J.M. (55) nga Kavadari, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 paragrafi 1 nga Kodi Penal.
Lënda bimore e gjetur, në bazë të urdhrit të lëshuar nga prokurori publik i PTHP Veles, do të dorëzohet në Departamentin për Ekzaminime Forenzike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV-së.

