Deklarata ofenduese ndaj princit arab nga Trump, reagon Bin Salman: Nuk do të blejmë më armë nga amerikanët
Princi i Kurorës së Arabia Saudite, Mohammed bin Salman, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të blejë më armë amerikane, në përgjigje ndaj presidentit të SHBA-së,
Donald Trump.
“Që tani e tutje, nuk do të blejmë më armë amerikane”, thuhet se ka deklaruar ai, duke shtuar se deri më tani paratë që shkonin drejt kompleksit ushtarako-industrial amerikan nuk ishin vetëm tregti, por edhe një formë besnikërie politike.
Sipas deklaratës, Arabia Saudite “nuk blinte vetëm sisteme raketore, por edhe të drejtën për të qenë pjesë e një aleance”, ndërsa theksohet se “nga sot, gjithçka ka marrë fund”. Ky reagim vjen pas komenteve të ashpra dhe fyese që, sipas raportimeve, Donald Trump kishte bërë ndaj princit saudit, duke rritur tensionet mes dy vendeve.

