Erdogan: Dënimi me vdekje për të burgosurit palestinezë i ngjashëm me politikat e Hitlerit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendimi i parlamentit izraelit për të vendosur dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë është “në thelb jo ndryshe nga politikat e Hitlerit kundër hebrenjve”, raporton Anadolu.
“Ajo që po bëhet është diskriminim, është racizëm, do të thotë zbatimi në Izrael i një versioni më të keq të regjimit të aparteidit që u rrëzua në Afrikën e Jugut në vitin 1994”, tha Erdogan në një takim të krahut të grave të Konferencës Ndërkombëtare të Partive Politike Aziatike (ICAPP).
Presidenti turk tha se vendosja e dënimit me vdekje vetëm për palestinezët përbën “aparteid” dhe e kthen ligjin në një “instrument të fashizmit racist.”

