Gucati: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri më 19 maj
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për afatin e 19 majit si datë e fundit për vendimin e Gjykatës Speciale në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur pritshmëri të forta për një aktgjykim lirues.Ai ka theksuar se beson fuqishëm që të akuzuarit do të shpallen të pafajshëm dhe do të kthehen pranë familjeve të tyre, ndërsa ka shtuar se edhe vendi ka nevojë për ta.
“Unë besoj dhe fuqishëm se ata me 19 maj të lirohen të pafajshëm dhe kështu besojnë gjithë shqiptarët që ata me ardhë në gjirin familjar dhe të dashamirëve dhe ka nevojë edhe Kosova për ta. Nuk e besoj se shtyhet afati, por asaj gjykate nuk i besohet asgjë dhe ky proces është stërzgjatur. Uroj të mos zgjatet tutje dhe uroj të jetë vendim i drejt e në anën tonë dhe ne kemi luftuar për vendin tonë dhe besoj fuqishëm që ata të lirohen me 19 maj”, ka deklaruar Gucati për FrontOnline.

