Humbja e Orbanit e riktheu në fokus Gruevskin! A do të ekstradohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut?
Pas fitores bindëse në zgjedhjet në Hungari, Péter Magyar ka paralajmëruar se qeveria e tij do të nisë menjëherë me hapa konkretë, duke vënë theksin te sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
Sipas raportimit të Politika, Magyar deklaroi se Hungaria nuk do të jetë më strehë për politikanë të kërkuar nga drejtësia në vende të tjera.
Ai paralajmëroi edhe ekstradimin e ish-zyrtarëve polakë, duke theksuar se vendi duhet të jetë “partner i drejtësisë, jo strehë prej saj”.

