RajoniTop Lajme

Konjufca bëri homazhe në NewYork, në nderim të Eliot Engelit

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se ka bërë homazhe në New York, në nderim të kongresistit Eliot Engel, si dhe ka shprehur ngushëllime në emër të Republikës së Kosovës për familjen e tij.

Konjufca në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka shkruar se Engeli ishte mik i shtetit të Kosovës dhe përkrahës i madh për liri e pavarësi.

Postimi i plotë:

Dje, në New York, bëra homazhe në nderim të Kongresistit Eliot Engel dhe shpreha ngushëllimet në emër të Republikës së Kosovës për familjen e tij.
Ishte një moment për të nderuar jetën dhe veprën e mikut të madh të shqiptarëve e të Kosovës, i cili për dekada me radhë qëndroi me përkushtim të palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit tonë për çlirim, liri e pavarësi.
Lavdi jetës dhe veprës së mikut tonë të madh. Kontributi i tij është në themel të miqësisë sonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!