Kuvendi i Kosovës miraton në parim projektligjin për Çmimet Tavan
Me 63 vota për dhe 19 kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, i njohur si Ligji për Çmimet Tavan
Në seancë kanë qenë të pranishëm 88 deputetë.
“Konstatoj se me 63 vota për, 19 kundër, asnjë abstenim Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.”, tha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Njoftimi nga LVV:
Kalon në lexim të parë Projektligji për Çmimet Tavan
Ky projektligj është një përgjigje politike dhe shtetërore ndaj një nevoje reale ndaj qytetarëve të Kosovës që shteti të mos mbetet spektator kur çmimet e produkteve bazë dalin jashtë kontrollit dhe rëndojnë mbi familjet tona.
Ai parashikon masa të përkohshme dhe proporcionale në raste të destabilizimit të tregut, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe interesit publik, duke ruajtur njëkohësisht rregullin dhe balancën në treg.

