Mahmut Ferati i paraprin pensionimit me këngën “LAMTUMIRË DITARI I SHKOLLËS”, një këngë që do t’u shërbejë shumë mësimdhënësve!
Më 13 maj, profesori i njohur i muzikës Mahmut Ferati do të përmbyllë një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij profesionale.
Me këtë rast, ai ka publikuar edhe këngën e tij më të re, “Lamtumirë Ditari i shkollës”, një krijim që vjen si një rrëfim i sinqertë dhe emocional për rrugëtimin e tij shumëvjeçar si profesor i muzikës në gjimnazin “Eqrem Çabej”. Përmes kësaj kënge, Ferati sjell kujtime, përjetime dhe momente të paharruara nga puna e tij me breza të tërë nxënësish, të cilët pati privilegjin t’i udhëheqë dhe t’i formojë.
Kënga përçon një përshëndetje për ditarin e shkollës, simbolin e përditshmërisë së një mësimdhënësi, si dhe për çdo moment që ka lënë gjurmë ndër vite.
Faqja “Mësuesit kosovarë” e vlerëson lart kontributin e profesor Mahmut Feratit në edukimin dhe në formimin artistik të brezave të rinj.
E urojmë profesorin për këngën e re dhe i dëshirojmë shëndet, fat e lumturi në pension!
Kjo këngë vjen si një rrëfim i sinqertë për një rrugëtim të gjatë si profesor i muzikës në gjimnazin “Eqrem Çabej”, ku për vite me radhë pata privilegjin të përcjell dhe të formoj shumë gjenerata nxënësish.
Një përshëndetje e ndjerë për ditarin, kujtimet dhe çdo moment të paharruar në këtë kapitull të jetës sime…
Falenderim i veçant për bashkëpuntorët e këtij projekti:
Teksti: Fatmir Muja dhe Astrit Halimi
Muzika & Orkestrimi: Astrit Halimi
Çifteli: Gent Hoxha
Kavall: Rrahman Kryeziu
Video : TV Dielli
Falenderim i veçant për drejtorinë, kolektivin dhe nxënësit e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Prishtinë

