BotaTop Lajme

Ministri i Shëndetësisë në Hungari bëhet viral para se të betohej, kërcimi i tij pas fitores në zgjedhje “pushton” rrjetin (VIDEO)

Shpërndaje

Fitorja e partisë Tisza vazhdon të pushtojë sferën publike në Hungari, jo vetëm në nivel politik, por edhe në rrjetet sociale.

Një video e festimeve, me protagonist kandidatin për portofolin e Shëndetësisë, është bërë virale, duke shkaktuar një “valë” reagimesh dhe komentesh në TikTok.

“Zsolt Hegedus, kandidati për pozicionin e Ministrit të Shëndetësisë, është i lumtur”, shkruhet në mbishkrim, ndërsa videoja numëron miliona shikime.

Perspektiva e formimit të një qeverie nga Peter Magyar dhe partia Tisza, sipas rezultateve të zgjedhjeve të 12 prillit, i frymëzoi menjëherë përdoruesit hungarezë të internetit, të cilët krijuan një seri memesh humoristike.