Pas TVSH-së, ulen edhe akcizat e karburanteve
Qeveria solli vendim për vazhdimin e masës së uljes së TVSH-së për karburantet në 10 përqind. Poashtu u soll vendim që KRRE të mund ti ulë akcizat e dizelit për 4 denarë, ndërsa për benzinën 2 denarë për litër.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se me këtë do të ketë një ndikim tejet të fortë ndaj çmimeve të deritave, edhe pse u parashikua që dizeli mund të shkonte deri me 120 denarë nëse nuk merreshin këto masa parandaluese.
“Dizeli do ta ketë çmimin e njëjtë sikurse deri më tani, duke amortizuar rreth 7 denarë për litër. Ndërsa tek benzina do kemi edhe 2 denarë ulje për litër. Kështu dëshmojmë se po kujdesemi për standardin e qytetarëve që e kemi më të rëndësishëm”, deklaroi Mickoski
Mickoski tha se kjo masë si dhe ulja e TVSH-së nga 18 në 10 përqind që u vazhdua, ka penguar rritjen astronomike të çmimit të naftës.

