BotaTop Lajme

Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahut, kryeministri i Izraelit “kërkon” Libanin

Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një telefonatë “të tensionuar” me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu ditën e djeshme, raporton Euronews.

Kështu tha një burim amerikan dhe një izraelit për CNN, duke theksuar se telefonata ndodhi pak para se Izraeli të shpallte gatishmërinë e tij për të filluar bisedime të drejtpërdrejta për armëpushim me Libanin.

Netanyahu e kuptoi se nëse nuk kërkonte bisedime të drejtpërdrejta me Libanin, Trump thjesht mund të deklaronte një armëpushim, raportoi burimi izraelit.

Po ashtu, i njëjti burim bëri të ditur se Netanyahu i bëri presion Trump që ta mbante Libanin ‘të ndarë’ nga kuadri i armëpushimit me Iranin.