Trump: Jemi në negociata të tensionuara lidhur me luftën në Iran
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në “negociata të tensionuara” lidhur me luftën në Iran, pa dhënë më shumë detaje për bisedimet.
“Nuk mund t’ju them, sepse tani jemi në negociata të tensionuara”, ka thënë ai për Fox News.
Trump ka shtuar se është njoftuar edhe për propozimin e kryeministrit të Pakistanit për një armëpushim dyjavor.
“Mund të them se e njoh mirë atë. Ai është një burrë shumë i respektuar”, shtoi ai.

