Trump: SHBA po punon ngushtë me Iranin – Paralajmëron shtetet që i japin armë Teheranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar në rrjetin e tij social, Truth Social. Ai tha se SHBA-ja do të punojë me Iranin, “i cili, sipas vlerësimit tonë, ka kaluar një fazë që do të sjellë një Ndryshim të Regjimit shumë produktiv!”
Trump shton se Irani nuk do të pasurojë uranium, dhe SHBA-ja do të bashkëpunojë me Teheranin për “t’i nxjerrë dhe eleminuar të gjitha mbetjet bërthamore të thellë të fshehura (B-2 Bombers)”.
Ai përfundon: “Asgjë nuk është prekur që nga data e sulmit. Ne po diskutojmë dhe do të diskutojmë për lehtësimin e tarifave dhe sanksioneve me Iranin. Shumë nga 15 pikat janë tashmë të dakorduara”.
Postimi i plotë:
“Shtetet e Bashkuara do të punojnë ngushtë me Iranin, i cili, sipas vlerësimit tonë, ka kaluar një fazë që do të sjellë një Ndryshim Regjimi shumë produktiv! Nuk do të ketë pasurim të uraniumit, dhe Shtetet e Bashkuara, duke punuar me Iranin, do të nxjerrin dhe eleminojnë të gjitha ‘mbetjet’ bërthamore të thellë (B-2 Bombers). Kjo është monitoruar nga afër dhe ka qenë gjithmonë nën mbikëqyrje shumë të saktë satelitore (Forca e Hapësirës!). Asgjë nuk është prekur që nga data e sulmit. Ne po diskutojmë dhe do të diskutojmë për lehtësimin e tarifave dhe sanksioneve me Iranin. Shumë nga 15 pikat janë tashmë të dakorduara. Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje.”
— President Donald J. Trump

