MaqedoniTop Lajme

Në Sofje nis takimi i vendeve të NATO-s nga Evropa Juglindore

Shpërndaje

Ka filluar takimi i vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa Juglindore, ku marrin pjesë kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Veprimtaria organizohet me iniciativë të kryeministrit bullgar Kiril Petkov.

Bisedimet do të fokusohen në ndikimin e luftës së Ukrainës në rajon dhe do të shkëmbehen pikëpamjet mbi implikimet afatshkurtra, afatgjata dhe afatmesme për sigurinë, energjinë dhe ekonominë.

Të katër kryeministrat do të diskutojnë gjithashtu masat për të forcuar bashkërendimin dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore për të adresuar sfidat e përbashkëta.

****************

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e filloi pjesëmarrjen në Takimin e shefave dhe qeverive të vendeve nga Evropa Juglindore anëtare të NATO-s.

Në fokus të takimit, organizator dhe nikoqir i së cilit është Kryetari i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov, janë sfidat për siguri rajonale në kontekst të pushtimit ushtarak rus në Ukrainë.

Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov, Republikës së Rumanisë, Nikolae Çuka dhe të Republikës së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, do të bisedojnë për koordinimin e strategjive të përbashkëta të sigurisë përkundër rreziqeve dhe kërcënimeve nga lufta në Ukrainë dhe përforcimi i bashkëpunimit rajonal në vendet e Evropës Juglindore.

Në margjinat e takimit Kryeministri Kovaçevski do të realizojë edhe takime dypalëshe me kryeministrat nga rajoni.