Rusia rekruton mbi 134 mijë rekrutë të rinj, por ata nuk do të shkojnë në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar të enjten një dekret, sipas të cilit ushtrisë ruse do t’i shtohen 134 mijë e 500 rekrut të rinj.
Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se thirrja e re nuk kishte të bënte me konfliktin në Ukrainë.
Sergei Shoigu, ministri rus i Mbrojtjes, ka thënë se rekrutët e rinj nuk do të dërgohen në “pikat e nxehta”.
“Shumica e personelit ushtarak do t’i nënshtrohen trajnimit profesional në qendrat e trajnimit për tre deri në pesë muaj. Më lejoni të theksoj se rekrutët nuk do të dërgohen në asnjë pikë të nxehtë”, ka thënë ai, shkruan “Skynews”.