Nafta shënon rënie pasi pritet që SHBA të njoftojë lëshimin masiv të naftës nga rezervat e emergjencës
Çmimet e naftës kanë shënuar rënie pas raportimeve se SHBA do të lëshojë 180 milionë fuçi të naftës nga rezervat e saj emergjente, derisa investitorët po presin nëse prodhuesit kryesor të naftës do të rrisin prodhimin e tyre mujor mes pasigurisë së ofertës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent mëngjesin e sotëm u tregua me 107,77 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej 3,29 për qind pas mbylljes së mëparshme me 111,4 dollarë për fuçi.
Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 103,25 dollarë për fuçi, me një humbje prej 4,23 për qind pasi u mbyll me 107,82 dollarë për fuçi.
Rënia e çmimeve vjen kryesisht nga raportet se administrata e SHBA-së do të lëshojë 180 milionë fuçi të naftës nga Rezervat Strategjike të Naftës (SPR) për të lehtësuar frikën e ofertës dhe për të lehtësuar çmimet.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Administrata e Informacionit të Energjisë (EIA), SHBA aktualisht po ruan 568,3 milionë fuçi të naftës bruto në rezervat e saj.
SHBA po ashtu është kontribuesi më i madh në planin e rezervave emergjente të EAI-së, duke furnizuar 30 milionë fuçi.
Megjithatë, shumë ekspertë thonë se masa është pritur me indiferencë, me tregun që po vendos në pikëpyetje aftësinë e vendit për ta bërë këtë pasi përpjekjet e saj të mëparshme për të shitur naftë nga shitjet emergjente të naftës nuk arritën të lehtësojnë çmimet.
Raportet e lëshimit të SPR-së nga SHBA-ja vijnë një ditë para takimit të prodhuesve kryesor të naftës OPEC+, anëtare e të cilës është edhe Rusia.
Grupi do të vendosë për prodhimin e tyre për muajin maj. Përveç rritjeve të lehta të prodhimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Rusia duke filluar nga muaji maj, grupi pritet ta mbajë të pandryshuar skemën e prodhimit prej 400 mijë fuçi në ditë.
Duke kufizuar rëniet e mëtejshme, inventarët në SHBA ranë për 3,4 milionë fuçi në 409.9 milionë fuçi krahasuar me pritjet e tregut për një rënie prej 1,6 milion fuçi.
Ndërkohë, ngërçi në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdon të mbështesë lëvizjet rritëse të çmimeve.
Kreu i delegacionit rus në bisedimet e paqes me Ukrainën, Vladimir Medinsky, tha se në takimin e kësaj jave në Turqi është arritur “njëfarë progresi”.
Investitorët e naftës vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet në rajon.