MaqedoniTop Lajme

Korrupsion e shpërdorim detyre, arrestohet sekretari i përgjithshëm i qeverisë në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Zekiri

Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, i cili ka dhënë dorëheqje pas hapjes së hetimeve ndaj tij, ndodhet në paraburgim.

Gjyqtari i procedurës paraprake pranoi propozimin e Prokurorisë për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe i caktoi Zeqirit masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Me propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit për të cilin ekzistojnë dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprës penale.

Masë paraburgimi është caktuar edhe për dy shtetasit e tjerë kroatë, të cilët janë të paarritshëm për policinë.

Prokuroria njoftoi sot se ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë Zeqiri dhe dy shtetasve kroatë është hapur hetim për përvetësim të qindra mijëra euro. Konkretisht, hetimi u hap me dyshimin për një kontratë të paligjshme për shërbime konsulence.