Ardita Sinani shkarkohet nga pozita e kryetares së Komunës së Preshevës
Kuvendi Komunal i Preshevës e ka shkarkuar Ardita Sinanin, nga pozita e kryetares së komunës.
Sinani u shkarkua me 20 vota.
Ajo nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme, pasi ishte në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Sinani u zgjodh në krye të Preshevës më 21 maj 2021, si pjesë e Partisë për Veprim Demokratik.