SHBA-ja e shqetësuar nga ngjarjet në Xhaminë Al-Aksa
Departamenti i Shtetit të SHBA-së tha se kanë shqetësim të thellë nga dhuna e forcave izraelite ndaj muslimanëve në Xhaminë Al-Aksa dhe u bëri thirrje palëve për uljen e tensioneve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në një deklaratë me shkrim tha se “SHBA-ja është thellësisht e shqetësuar për dhunën në Harami-i Sharif (Xhaminë Al-Aksa) në Kuds. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të jenë të vetëpërmbajtur, të distancohen nga veprimet dhe retorikat nxitëse dhe të ruajnë ‘status quo’-në historike të Harami-i Sharif-it”.
Price nga zyrtarët palestinezë dhe izraelitë ka kërkuar që të punojnë brenda një bashkëpunimin për të siguruar uljen e tensioneve dhe për të ofruar siguri për të gjithë. “Departamenti i Shtetit po ndjek nga afër zhvillimet dhe to të vazhdojë të jetë në kontakt të afërt me zyrtarë të lartë izraelitë dhe palestinezë për të ulur tensionet”, theksoi Price.
– Ngjarjet në Xhaminë Al-Aksa
Ngjarjet shpërthyen pasi të rinjtë e mbledhur pas namazit të sabahut (mëngjesit) në oborrin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor nën pushtim, hodhën gurë ndaj policisë izraelite.
Policia izraelite në mëngjes zhvilloi bastisje në oborrin e Xhamisë Al-Aksa, ndërhyri me plumba gome dhe bomba zëri ndaj të rinjve dhe duke përdorur forcën nxori jashtë të gjithë besimtarët që ndodheshin në Xhaminë Al-Aksa.
Më pas policia izraelite u tërhoq dhe lejoi hyrjen e besimtarëve ndërsa hynë sërish në këtë zonë pasi të rinjtë filluan të hedhin përsëri gurë.
Policia izraelite nxori jashtë besimtarët duke i goditur dhe u drejtua për në Xhaminë Kibles duke hyrë brenda saj dhe duke përdorur forcë.
Në median sociale janë ndarë pamje që tregojnë se policia izraelite hyri në Xhaminë e Kibles brenda në Aksa dhe arrestoi palestinezët duke i shtrirë përtokë.
Në ngjarjet e ndodhura në Harami-i Sharif, policia izraelite arrestoi 400 persona ndërsa të paktën 152 të tjerë u plagosën.