“Perandoria” vazhdon të përplasë LSDM-në dhe VMRO-në! Mickoski thotë se pronat e partisë janë ngrirë padrejtësisht
VMRO-DPMNE është ajo që rrezikon interesat shtetërore dhe kombëtare, rasti “Perandoria” ka nxjerr në pah krimet e Gruevskit, akuzojnë nga LSDM. Sipas partisë në pushtet, Mickoski hesht edhe përkundër faktit se mentori dhe shefi i tij Nikolla Gruevski është në listën e zezë në SHBA dhe se hesht edhe para gjykatës dhe vendimeve gjyqësore të anëtarëve të partisë së tij.
“Përtej përzierjes në korrupsion dhe krim, më e reja është kompanie Gruevskit e regjistruar në Republikën e Hungarisë. A është pikërisht kjo kompani e Gruevskit arsyeja për heshtjen e Mickoskit, a e kanë ditur Mickoski dhe VMRO-DPMNE për këtë kompani? Mickoski duhet të dal dhe të tregojë se cila është lidhja e kompanisë për të cilën mediat kanë publikuar se selinë e ka në një vend afër Budapestit”, tha Darko Kaevski, zëdhënës i LSDM.
Nga ana tjetër kreu i VMRO-PDMNE-s, Hristijan Mickoski, konfiskimin e pronës e quan kurth, thotë se gjyqësori dhe prokuroria janë të kapura dhe bashkëpunojnë me LSDM-në.
“Deri para pak kohësh kemi pasur edhe llogari të bllokuar, e dimë se për çfarë gjyqësori dhe prokurorie bëhet fjalë, kjo më brengos mua sepse këtu tregohet dyfytyrësia dhe sjellja skandaloze e një pjese të gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët janë në koalicion të drejtpërdrejte me majën e qeverisë dhe me urdhër të personave nga qeveria ata në mënyrë artificiale mbajnë të ngrirë pronën e VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.
Dje Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, informoi se ka përfunduar ekspertiza ekonomike për rastin “Perandoria”, që zhvillohet kundër Orce Kamçevit dhe Sasho Mijallkovit. Prokuroria kërkon konfiskim të pronës që është pjesë e hetimit, pasi beson se ajo është përfituar dhe rrjedh nga vepra penale. Sipas prokurorisë, nga provat e mbledhura del se prona e propozuar është pronë që u është transferuar personave të tretë për ta fshehur pronarin e vërtetë. Ndërkaq sot, mbrojtja e Mijallkovit dorëzoi ankesë për vendimin e Prokurorisë që të ngrijë pjesë të kompanive që lidhen me pronat e tij, përfshirë hotelin “Meriot” dhe shtëpinë private në Vodno.