New York, protestë kundër Izraelit
Kundër sulmeve të policisë izraelite ndaj civilëve në Xhaminë Al-Aksa në Kuds, u protestua pranë ambasadës izraelite në qytetin amerikan të New Yorkut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qindra persona u mblodhën në New York për të protestuar kundër sulmeve të policisë izraelite ndaj civilëve në Mesxhid Al-Aksa.
Protestuesit mbanin në duar pankarta në mbështetje të palestinezëve si dhe flamuj të Palestinës, ndërsa brohoritnin edhe slogane të ndryshme.
Ndryshe, bastisjet e hebrenjve fanatikë në Mesxhid Al-Aksa për shkak të Pashkëve hebraike kanë çuar në përshkallëzimin e tensioneve në Kudsin Lindor ditët e fundit.
Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Gjithashtu aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.