Pamje brenda fabrikës së çelikut në Mariupol/ Të rrethuar nga rusët, ushtarët ukrainas këndojnë nën granatimet e rënda
Media e njohur britanike, “The Telegraph” ka publikuar një video ku shihen ushtarët ukrainas të cilët këndojnë në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit.
Videoja e publikuar më 4 maj 2022 nga Nik Mark, një nga ushtarët ukrainas në kompleksin e rrethuar Azovstal në Mariupol, tregon një ushtare femër duke kënduar “Babai ynë Bandera” me ushtarë të tjerë në errësirën e bunkerit, ndërsa Rusia intensifikon sulmet duke zhdukur forcat e mbetura ukrainase në fabrikën e çelikut, e cila është streha e fundit e ushtarëve ukrainas në qytetin port jugor.
Nuk dihet ende se kur mund të jetë realizuar videoja në të cilën ushtarët këndojnë “marsi i nacionalistëve ukrainas”.
Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, tha se sulmet intensive dhe bombardimet pa ndërprerje vazhduan në fabrikën e çelikut gjatë natës së të enjtes.