Bota

Zelensky: Mbi 300 civilë u larguan nga fabrika e çelikut Azovstal

Shpërndaje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se mbi 300 civilë janë shpëtuar gjatë fazës së përë të evakuimeve nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, raporton Sky News.

Faza tjetër do të jetë evakuimi i të plagosurve dhe mjekëve, tha ai, duke shtuar se autoritetet po përgatiten për këtë.

Më herët zv.kryeministrja ukrainase, tha se janë larguar të gjitha gratë, po ashtu edhe fëmijët dhe të moshuarit.